top of page

U vra nga Dan Hutra, flasin prindërit e 30-vjeçares shtatzënë. Babai: Nuk ka ditur asgjë për konflik


Familja Dafku thyen heshtjen dy javë pas vrasjes së tyre nga Dan Hutra. Një viktimë e pafajshme, ashtu si të tjerat e ngjarjes së tmerrshme që tronditi Tiranën më 1 mars.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, prindërit në një lidhje direkte nga Kukësi kanë treguar si e morën vesh lajmin për vdekjen e Hasimesë, fëmija i dytë nga 7 vajza.Babai, Petriti: Po pija kafe në divan, kur dëgjoj fëmijët në dhomën tjetër duke bërtitur. Shkoj i pyes, më thonë më duket se Asimja është plagosur. Hapa televizorin dhe dëgjova familjen Hysa.

Në mbrëmje erdha në Tiranë dhe e gjeta në morg. Ramë dakord me familjen Hysa dhe e bëmë varrimin këtu. Vajza ime ishte e pafajshme. Ishte e martuar prej 2 muaj e gjysmë, më 19 dhjetor e kam martuar në familjen Hysa. Vëllai im e kishte parë në televizor dhe i kishte telefonuar vajzat.

Vëllai ka marrë nga ora 11:30 dhe ka thënë që më duket se Hasimeja është plagosur.

Nëna: 10 minuta para se të vdiste Hasimeja po flisja me të. Isha në Kosovë te vajza tjetër e po flisnim në grup. Po flisnim, po bënim humor, po qeshnim. 10 minuta para se të vritej kam folur në telefon. Duam drejtësi.

Më pyeti si po ia kalon te vajza tjetër, çfarë ke bërë. Ishte duke qeshur, si ma mirë. Ishte e gëzuar që kishte shkuar në atë derë.

Babai: Vajza ime, se unë u nxeha atë ditë, se dy muaj e gjysmë nuk ka ditur asgjë që ai i ka thënë ish-gruas së tij që do të bëj namin, do të bëj gjak. Asgjë nuk ka ditur, as ne. Se po ta dija kisha shkuar e kisha marrë vajzën time, kur të rregulloheshin ato, do u thosha hajde merreni, ato më kanë prerë në besë mua.

bottom of page