Kontrolle të shtuara në portin detar të Durrësit kanë sjellë ankesa nga udhëtarët për vonesat. TCH raporton se autobusat me pasagjerë vazhdojnë të qëndrojnë në territorin portual, pavarësisht se kanë mbërritur rreth orës 07:30 në portin detar të Durrësit me tragetet e linjës së Barit.
Grupe kontrolli të Policisë, Antikontrabandës dhe Doganës po kryejnë kontrolle të imëta dhe verifikime duke shkaktuar vonesa të theksuara.
Drejtues të autobusave që bëjnë linjat e gjata ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Italisë shprehen të shqetësuar nga vonesat e krijuara.
Udhëtarët u përkasin grupmoshave të ndryshme dhe janë të lodhur nga udhëtimi i gjatë e qëndrimi në autobusa.