top of page

‘Ujqërit’ që ndajnë paratë publike të shëndetësisë, Besnik Çullhaj i Genius përlan 300 tendera klientelistë

Një rreth klientelist, mes tyre edhe bosë prostitucioni, trafikantë droge, të dënuar për skema mashtrimi, korrupsion me tendera dhe falsifikime, ndajnë prej vitesh buxhetin për shëndetësinë me tendera të paracaktuar, oferta fituese gati sa fondi limit, në shumë raste pa plotësuar kriteret, me dokumente false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave. Paratë publike të vjedhura përmes kësaj skeme të konsoliduar ndahen më pas sipas roleve.

Prej 15 vitesh, paratë e shëndetësisë ndahen për Kristinka Lekën e trafikantit Lefter Lamaj,Besnik Halilin e mafies italiane (Nikun e Ndreaghet’as, Nadir Çaushollin e arresruar për skema mashtrimi, Sokol Topçiun e arrestuar për skema mashtrimi, për Tom Doshin non grata nga SHBA, Vilma Nushin nën hetim nga SPAK, Janis Karathano nën hetim nga SPAK, Rasim Hamzarajn dhe Merita Sheqin e barnave të skafuara, Elvis Miri që mashtron me asgjesimin e mbetjeve spitalore, për Orjada Jahon dhe Ermal Rizajn, Skënder Lufi, Artur Kadareja, Engjëll Hoxha, Ilir Shehu dhe Hervin Fora.

Paratë publike ndahen gjithashtu me klientëtMitro Todhe, Gentian Kreka, Albano Bego dhe Marenglen Koçia, Arbër Teqja i arrestuar për mashtrim dhe që ka mamanë nëndrejtoreshë të QSUT, Anastas Peçini, Plarent Gjinari, Elgert Laskaj, Hair Shametaj, Orion Struga, Robert Çina, Laida Suloti, Arben Hoxha, Kira Cami, Endrit Hido, Shani Peposhi, Gentiana Peshkatari, Ilmi Hoxha, Ilir Shehu, Izmir Shehu, Vladimir Margjeka, Agron Gjini, Tefide Aliaj, Luan Kekli etj.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj duket se ka një strukturë me natyrë korruptive që punon për të kopsitur letrat e tenderave për Besnik Çullhajn, i njohur si Besniku i Genius, kompanisë së analizave mjekësore.

Gjatë viteve të fundit, sidomos pas emërimit të Ogerta Manastirliut ministre të Shëndetësisë, kompania Genius e Besnik Çullhajt ka marrë rreth 300 tendera, shumicën me flamur të kuq korrupsioni, pra me pazar në tavolinë, gara fiktive dhe procedura fasadë.

Vlera e tenderave është 8 milionë euro.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, rezulton se Besnik Çullhaj ka krijuar një disa linja klientelizimi me drejtuesit e Spitalit të Durrësit dhe Fierit, drejtuesit e Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan, Spitalit të Korçës dhe Vlorës, si dhe me krerët e Qendrave Shendetesore të Speciliteteve Nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë, drejtues të cilët gjithsesi kishin lidhje me Manastirlleshën e korrupsionit dhe të koncensionit abuziv të laboratorëve.

Pas largimit të Manastirliut, avazin e ka vijuar pasuesja e saj Albana Koçiu, duke kanalizuar paratë publike në xhepat e Besnik Çullhajt, i cili shumëfishoi të ardhurat gjatë pandemisë, duke përfituar nga licencimi për testet e covid.



bottom of page