top of page

Vëllai i deputetit të PS-së “kullufit” tenderin 700 milionë lekë

Bashkia e Tiranës i ka dhënë një tender 69 milionë lekë firmës “DAJTI PARK 2007” për zgjerimin e hapësirës së varrezave publike në Tufinë.

Tenderi u hap në 13 Tetor të vitit të kaluar dhe u mbyll 15 ditë më pas, ndërsa sot u publikua në faqen e Prokurimit Publik njoftimi i kontratës së lidhur mes palëve.

Fondi limit i tenderit ishte 91 milionë lekë dhe fituesi u shpall me 69 milionë lekë. Firma “Dajti Park 2007” është në pronësi të Lulzim Qefalisë, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia.Të dhënat e tenderit

Objekti i tenderit :Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Tufinë

Autoriteti kontraktues :Bashkia Tirane

Fituesi :DAJTI PARK 2007

NIPT :K11507003S

Me TVSH :Po

Rezultati :69,003,976.80 Lekë

Proçedura :E hapur

Tipi i kontratës :Punë

Numri i referencës :REF-45637-10-12-2022

Numri i Njoftimit :CN/97821/03092023

Fondi limit :91,516,148.11 Lekë

Data e publikimit :10-03-2023 Ora : 11:30

Data e hapjes :13-10-2022 Ora : 08:30

Data e mbylljes :28-10-2022 Ora : 10:00

Pezulluar :Jo

Kodi CPV :45210000-2 – Punime ndërtimi

bottom of page