Vajza e qeshur, qe vdiq e veshur nuse!
- Editor 1
- Jan 14, 2024
- 3 min read

Minia ishte nga katundi Baldushk i Tiranes. Kishte mbaruar shkollen e mesme mjekësorë dhe punonte si ndihmës mjekë ne ambulancën e fshatit të saj.
Shquhei per sjelljen plot mirësi, me këdo që i binte rasti ta takonte. Bashkefshataret thoshin, se Minia, të sheron më shume me fjalët, se me ilaçe. Një vajze e qeshur dhe e bukur qe sillte miresi.
Mina ishte e fejuar(emrin e te fejuarit nuk po e them, per rrespekt te tij dhe familjes qe ka krijuar pas vitve 90) dhe kishte prere diten e marteses. I fejuari i saj punonte ne Metarlugjikun e Elbasanit. Inxhinier i larte tek Metralugjiku ka qene Nuri Hasa( babai i Endri Hases dhe bashkepuntor i sigurimit te shtetit)
Asaj nuk i shkonte kurre ndermend, se bukuria do ta merrte ne qafe. Nuri Hasa sebashku me sigurimin e shtetit, po i pergatiste kurthin, per ta asgjesuar në lulen e rinise. Kjo vinte jo për ndonje arsye madhore. Thjeshte Nuriu dhe Nurinjt e sigurimit donin te shfrynin epshet seksuale. Pasi Mina i kishte refuzuar disa here.
Dhe bam u gjet!!!
Barerat e helmuara te livadheve të Baldushkut, shkaktuan ate vit ngordhjen e disa lopève të kooperatives.
U dha alarmi, nga instancat mê tê ulta, deri nê Komitetin Qendror te Partise famëkeqe. U lëshua urdhri: "Te zbulohet dora armiqesore dhe te goditet pa meshire"
Midis te piketuarave per kurban, u shenua edhe emri i Mines 20-vjeçare. U vendos që ajo të arrestohej diten e marteses. Keshtu goditej shpirti i dlirte i saj dhe i gjithe pjesemarrësve ne dasëm.
Taksia e zbukuruar me fjongo tè kuqe, u zèvendësva me "Gaz"-in ogurzi tè Sigurimit. Në vend te duvakut te nuserise, i veshen nje thes tê zi plasmasi. I hoqen byzylykun e marteses dhe i vune prangat e hekurta.
10 dit me vone i fejuari i Minas me urdher te Dhimiter Bocit ( babait te Luciano Bocit) u hoq nga puna dhe u degua ne koperativat e Shtermenit (fshat afer Cerrikut). 4 muaj me vone do arrestoheshe për agjitacion e propogande. Do denohej 20 vjet.
Nderkohe Mines ne hetuesi, i kerkuan te pranonte, se u kishte dhëne"armiqve" helme per te helmuar lopèt, paçka se ne ambulance, kishte pasur vetëm jodi dhe aspirina. E kercenonin te pranonte atè qe i kerkonin për ndryshe….! Verr topuz!
Minia i firmoste proces-verbalet pa i lexuar. Edhe sikur t'i lexonte, persèri do t'i firmoste, se e dinte çdo ta priste po të mos pranonte. Per tetè muaj që qendroi ne qelite e hetuesise, u be kocke e lekurë. Aq shume u tjetersua, sa edhe njerëzit e aferm te saj, nuk e njohën diten e pare të gjyqit. E denuan me 20 vjet burgim. Nuk reagoi aspak, kur u bë pretenca dhe iu lexua dènimi.
Ajo ishte e shokuar dhe i dukej sikur shikonte nje endërr të llahtarshme, me sy hapur. E derguan ne kampin - burg te Kosoves se Lushnjes.
Pas disa muajsh ajo vdiq pa u vizituar nga asnje mjek. Ne çastet e fundit, iu lut shoqeve qe ta varrosnin te veshur nuse. Ato bene tè pamunduren dhe ia plotèsuan amanetin.
Ne nje dite te bukur maji te vitit 1979, trupin e pa jete të Mines, e nxorën nga porta e kampit-burg, per ta varrosur ne varrin pa emer. Nje histori qe preku ne shpirt shume veta, si nje vajze e pafajshme iku boten tjeter e veshur me vello te bardhe.
Djemtë e personazheve realë, sot janë në politikë.
Comments