top of page

Vakanca në SPAK, KLP vendos hapjen e garës

KLP vendosi sot hapjen e garës për 3 vendet vakante në SPAK. Vendimi është marrë nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, ndërsa seanca në KLP ku do të diskutohet mbi procedurën do të mbahet më datë 29 shtator.

“Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20,” thuhet në njoftimin e KLP-së.Aktualisht në SPAK ushtrojnë funksionin 17 prokurorë të emëruar.

Më 26 dhjetor 2019, me kërkesë të ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, KLP dha pëlqimin për transferimin e përkohshëm të dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Në vijim, gjatë procedurave për plotësimit të vakancave në SPAK, Prençi dhe Mara u zgjodhën si fitues nga KLP dhe u emëruan në strukturën e posaçme.Në mars 2021, KLP dha opinion pozitiv edhe për transferimin në SPAK të prokurores së Pogradecit, Dorina Bejko.

Dy vjet më vonë, më 15 mars 2023, KLP vendosi unanimisht të japë opinion pozitiv për transferimin e përkohshëm pranë SPAK, të prokurorit Olsi Dado, bazuar në një kërkesë të drejtuesit të strukturës, Altin Dumani.

Prokuroria e Posaçme u ngrit pas ndryshimeve ligjore të vitit 2017, si një strukturë e posaçme e organit të akuzës me qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe të krimit të organizuar.

bottom of page