Tenderat për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes që ushqimit për spitalet në Shqipëri janë të shumtë dhe të ‘kripura’, por në fund pacientët në çdo vakt përballen me pak ushqim. Ushqimi ne spital është shumë i rëndësishëm. Ndonëse nuk shkohet për te ngrënë por për t’u shëruar, çdo sëmundje ka ushqimin e përcaktuar.
Në spitalet shqiptare, sasia e ushqimit që shërbehet është e vogël dhe në shumë raste të denoncuara nga qytetarët, vakti nuk ka pasur vitaminat dhe proteinat që i nevojën një të sëmuri. Së fundmi një qytetar ka bërë krahasimin e vakteve që serviren në një spital në Greqi dhe ushqimi që u jepet pacientëve në spitalet në Shqipëri.
Sipas qytetarit për mëngjes në Greqi ushqimi është me bollëk ashtu siç shihet edhe nga pamjet, teksa në Shqipëri nuk ka vend për koment, pasi në vaktin e mëngjesit ka një fetë bukë, një fetë djathë, pak qumësht. Kujtojmë se në redaksinë e JOQ Albania qytetarë të shumtë ankohen për vaktet që konsumojnë në spital.
Në pamjet që ka dërguar qytetari që bën krahasimin e vakteve në spitalet e dy shteteve, dallimi është i qartë, në Greqi spitalet kanë cilesinë e duhur të shërbimit e ushqimit që serviret për të sëmurët që kanë nevojë për mjekim e trajtim.