top of page

Vangjush Dako del në Apel, kush është gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e ish-kryebashkiakut


Vangjush Dako do të dalë përballë gjykatës së apelit të posaçëm më 18 korrik në orën 10:00.

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.


Dako u vu në pranga me 6 qershor me urdhër të SPAK.


Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës për të cilin akuzohet ka të bëjë në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një tender për rehabilitimin e vijës bregdetare

bottom of page