Varfëria e këmbëkryq, standardi i jetesës në Kukës sa 19% e mesatares së BE
- Editor 1
- May 18, 2023
- 1 min read

Në vitin 2021 standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas barazisë të fuqisë blerëse.
Në të njëjtin vit mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.
Në krahun tjetër Kryeqyteti, i cili ka nivelin më të lartë ekonomik në vend i kishte standardin e jetesës sa 42.6 % e BE-së. PBB-ja për frymë e qytetarëve që jetojnë në kryeqytet në vitin 2021 ishte sa 42 për qind e mesatares që konsumoi një qytetar i Bashkimit Europian.
Në qarqet e tjera diferenca është më e thellë. PSH Korça edhe pse me një ekonomi në rritje i kishte PBB-në për frymë sipas paritetit të fuqisë blerëse vetëm sa 23.2 % të BE-së, duke u renditur njësoj me Dibrën për këtë tregues.
Gjithashtu Lezha ,Shkodra e kishin standardin e jetesës sa 22 % e BE-së.
Comments