top of page

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit, po kush është pronari i club ‘Orange’


Pronari i lokalit të natës “Orange” në Sarandë, Spiro Iljadhi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar por edhe për organet ligjzbatuese.


Ky person, pikërisht dy vite më parë mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë në lokalin e tij.

Spiro Iljadhi 37 vjeç, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës “Orange” në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.


Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan, kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.


Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’.


“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

Gjithashtu, Spiro Iljadhi është denoncuar në gusht të vitit 2019 nga ish-kryeministri Sali Berisha, se i kishte prerë veshin një turisti, por ishte mbrojtur nga policia.


DENONCIMI I BERISHËS

I presin veshin turistit në Sarandë! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin tronditës të qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, duke u gdhirë e hëna në bar ‘Orange’, Sarandë, pronarët e lokalit, të cilët ju vetë i keni denoncuar në disa raste, i kanë prerë veshin një klienti para lokalit në prezencë të policisë.

Qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ia kanë çuar me vonë. Në prezencë kanë qenë jo pak por 5 policë, të cilët nuk kanë identifikuar asnjë person që ka kryer këtë krim me justifikimin se pas ngjarjes janë marrë me të lënduarin (personin të cilit iu pre veshi) për ta shoqëruar në spital dhe nuk kanë mundur të kapin autorët.









bottom of page