top of page

Veliaj i dha 750 MLN lekë ONE-it për internetin e zyrës, denoncohet tenderi në KPP

Afera e Erion Veliajt për të blerë internet me çmime në stratosferë është denoncuar nga pjesëmarrësit e tenderit. Në muajin që lamë pas ne ju treguam se interneti që përdor kryebashkiaku i Tiranës në zyrë është më i shtrenjti në botë. shkeljet në kontratën me objekt ‘Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data’. Aty përcaktohej se do bëhej lidhja e internetit mes zyrave në varësi të bashkisë dhe për kaq do të shpenzohen 750 milionë lekë.

Ne treguam se si me manipulimet e Veliajt favorizojnë në këtë tender kompaninë “One Albania”. Ndërkaq, edhe Open Data Albania i vlerësoi me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Por duket se pazari i Lali Erit nuk do të mbyllet shpejt sepse është depozituar një denoncim në Komisionin e Prokurimeve Publike. Në datën 30 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë KPP dhe autoritetit kontraktor, është protokolluar ankesa e operatorit ekonomik “MC NETWORKING” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “MC NETWORKING” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit.


Sipas  të dhënave të dokumenteve, komisioni i bashkisë e ka skualifikuar firmën në fjalë me argumentin se rezulton që nuk është e regjistruar pranë AKEP për shërbimin e prokuruar, prandaj edhe nuk e cilëson të përmbushur këtë kriter.

Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar në SPE në përmbushje të kriterit 2.3.2, Operatori Ekonomik “MC Networking” sh.p.k nuk fakton të jetë i regjistruar pranë regjistrit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ofrimin e shërbimit internet nëpërmjet SimCard konkretisht për shërbimin “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard), objekt kontrate, duke mos përmbushur kërkesat e kriterit 2.3.2”, thuhet në dokument.

Por, firma pretendon se e ka dorëzuar certifikatën që vërteton se është e regjistruar tek AKEP.


 

Por, nga ana tjetër edhe firma “MC NETËORKING” SHPK, e Endri Meksit në vitet e fundit po rrit përfitimet nga institucionet dhe kërkon pjesën e vet të tortës. Prandaj nuk është çudi që tenderi fasadë të pezullohet dhe të rishqyrtohet skualifikimi i këtij operatori.

bottom of page