Jo vetëm që 40 shkolla në kryeqytet nuk janë ndërtuar, siç pretendon Erion Veliaj, por edhe ato ekzistueset janë të pa denja dhe të pabesueshme edhe për vetë kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa flet për investime të mëdha, Veliaj nuk u ka besuar shkollave publike të Tiranës fëmijën e tij dhe e ka çuar në institucion privat me një tarifë prej 6100 euro në vit.
Erion Veliaj e cilëson si krenari ndërtimin e 40 shkollave, edhe pse kjo propagandë u rrëzua.
Por ndërsa i cilëson krenari rritjen e cilësisë në shkollat dhe kopshtet e Tiranës, Veliaj fëmijën e tij ka zgjedhur të mos e çojë në këto shkolla, por në një institucion arsimor privat.
Për shkak të cilësisë së arsimit në kryeqytet dhe gjendjes së shkollave që vijojnë me turne, Veliaj ka dërguar fëmijën e tij në institucionin privat të arsimit Montessori Tirana, ku paguan një tarifë prej 6100 eurosh pa llogaritur këtu koston e transportit, e cila është 100 euro për çdo muaj.
Por ndërsa për Erion Veliajn kjo kosto për arsim cilësor mund të jetë e përballueshme, për pjesën më të madhe të familjeve në kryeqytet është e pamundur, ndaj detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat me turne të Tiranës.