top of page

Versioni zyrtar për masakrën në Paskuqan, autori në 2007 kishte vrarë bashkëshorten


Autoritetet e Policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mesditë në Paskuqan, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri të dyshuar si kallashnikov kanë humbur jetën dy shtetase, dhe tre të tjera janë plagosur.


Autori i masakrës është identifikuar si shtetasi Dan (Ramazan) Hutra, rreth 40 vjeç, i cili ka plagosur ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe dhe të ëmën e saj, 60-vjeçaren Kujtime Hysa, ndërkohë që kanë mbetur pajetë motra e ish-bashkëjetueses, 30-vjeçarja Mevlute Hysa, dhe e fejuara e vëllait Hasime Dafku, 30 vjeçe.


Autori i vrasjes është në kërkim nga autoritetet, ndërkohë që mësohet se ai edhe më parë ka pasur një histori të errët dhune dhe vrasje.


Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.


Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.


Autori që në atë kohë ishte vetëm 25-vjeçar, u akuzua për vrasjen me thikë të bashkëshortes Dafina Havalja.




bottom of page