
Pamjet që shihni janë nga banesat e djegura në fshatin Llakatund të Vlorës, në orët e para të mëngjesit. Tulla dhe pjesë muri shihen në tokë.
Në pamje shihen shtëpitë e shkrumbuara. Mësohet se zjarri është i qëllimshëm.
Sipas burimeve të informacioneve ka pasur debate brenda familjes së Lufti Fanajt, pasi ish-dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti.
Po ashtu raportohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve nga dhuna, por dhe nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, priten të tjera detaje nga ngjarja në fjalë.