![](https://static.wixstatic.com/media/f18da7_cfa9bd84fb29487095f77e6e0c564e50~mv2.jpg/v1/fill/w_980,h_551,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/f18da7_cfa9bd84fb29487095f77e6e0c564e50~mv2.jpg)
Në filmimet e rrahjes së Jashar dhe Bilbil Majes, mes personave që qëllojnë me shkopinj bejzbolli është edhe Rexhep Rraja. Ai duket i veshur me një bluzë të zezë që qëllon ndaj njërit prej personave të fisit Maja vazhdimisht, edhe pse ai është i shtrirë në tokë.
Por në njoftimin që policia shpërndau për mediat, emri i Rexhep Rrajës nuk figuron, as në informacionet zyrtare që u shpërndanë dje, as në atë që u shpërnda pas publikimit të videos. Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.