Ditën e sotme është dhunuar me sende të forta avokati Ergys Selmani. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Mësohet se Daniel Shkrela që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.
Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në dhunimin e Selmanit.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa mësohet se është identifikuar autori i plagosjes dhe është shpallur në kërkim.
Nga ekspertet po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.