top of page

Video kompromentuese e takimeve mes Lul Bashës e Taulant Ballës, zbulohet skenari i vulës…


Ashtu siç e kishte paralajmëruar, gazetari Çim Peka ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga takimi sekret i ish-kryedemokratit Lulzim Basha me kreun e Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla në 3 dhjetor 2022.


Siç shihet në pamjet e transmetuara në Syri Tv , Basha mbërrin i pari me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO dhe futet në vendin e takimit, në një apartament dhe pas tij mbërrin deputeti Balla.


Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.



bottom of page