top of page

VIDEO-SKANDALI/ Pas Gjicit, edhe Alma kërkon masë më të lehtë sigurie: Duhet të kujdesem për fëmijën


TIRANË- Disa ditë pas kërkesës së Safet Gjicit edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi. Në argumentet e parashtruara, Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.

Një tjetër argument që ka dhënë ka të bëjë më kualifikimin e vepres penale. Sipas mbrojtjes ligjore, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim. Kujtojmë që në seancën gjyqësore të mbajtur ditë më parë, Alma Kaçi pretendoi se ishte viktimë.


“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta flmoja” ka thënë Kaçi për bisedën mes saj dhe Gjicit në videon seksuale që u bë publike, ku flisnin për dhënien e një projekti për sterilizimin e qenve të rrugës në bashkinë e Kukësit.


bottom of page