top of page

VIDEO/Ulërima dhe klithma rrëqethin familjarët/ Bllokohen dyert e ambulancës shuhen shancet për të…

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Jun 21, 2023
  • 1 min read

35-vjeçari Arbër Ferati ndërroi jetë një ditë më parë, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.


Arbër Feratin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombajnës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.


Sipas të dhënave, tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.


Bluzat e Bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut.


Transporti është kryer nga autoambulanca e Njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit, ambulancës i është bllokuar dera.


Bluzat e bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës, por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.


Tentativa për të hapur derën e

autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension te të afërmit e 35-vjeçarit.











Komentar


bottom of page