Një video skandaloze e Megi Pojanit teksa tallet me stërgjyshen e saj të vdekur në varreza po bën xhiron e rrjetit.
Moderatorja ndodhej tek varri i stërgjyshes së bashku me të motrën, Marsi Pojani, e cila ka publikuar edhe videon në Instagram, por që më pas e ka fshirë.
Në video Megi shihet duke bërë lëvizje provokuese mbi varr, tall dhe përqesh të ndjerën teksa po i pastronte vendin, kurse motra e saj dëgjohet t’i thotë që të kërkoj falje për veprimin që bëri.
Mirëpo Megi nuk ka pranuar teksa shprehet se sërgjyshja nuk e ka idenë se stërmbesa e saj është shumë e famshme.
Jo nuk i them më fal, ajo nuk e di as çfarë po bëj, nuk e di që Instagram-i ekziston dhe këtë gjë do e shohë gjithë bota sepse stërmbesa e saj it’s fucking famous. Po unë jam e famshme, shikoje këtë fytyrë, kjo kushton para”, dëgjohet ajo duke thënë.
E së fundmi videoja duket se i ka rënë në sy edhe reperit të njohur Noizyt i cili e ka publikuar në profilin e tij në Instagram ku ka pasur dhe një reagim të ashpër duke ofenduar rëndë Megin dhe motrën e saj.
“Çfarë k*rve idiote, kshu do tallen stermbesat e tua me ty mer kok b*le femer, po ti sma merr mendja te behesh me mbesa o ftyr patate Edhe ajo qe te filmon ty.. kjo fytyrë kushton para thot, kjo fytyrë duhet hequr, të gjith ata qe e ndjekin @megipojani ????”– shkruan reperi krahas postimit të tij.