top of page

Videoskandali në zyrën e Gjicit, Alma Kaçi shkon në SPAK. Ja momenti kur hyn në prokurori ‘e maskuar

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Jul 28, 2023
  • 1 min read

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici do të merret sërish në pyetje sot nga prokurorët e SPAK.

Ajo shihet duke u futur në ambientet e SPAK, ndërsa për t’iu shmangur mediave, është ‘maskuar’ sërish me një kapele.

Ndonëse Kaçi ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘arrestit të shtëpisë’, GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e saj. Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Gjici ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës sa i takon një tenderi që do i jepte Kaçit.

Comments


bottom of page