top of page

«VIKTIMAT E HARRUARA» TË REGJIMIT NAZIST

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Feb 5, 2024
  • 2 min read

Data  27 Janar 2024, është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Viktimat e Holokaustit, për të ruajtur kujtimin e tyre, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit (DNPH). Kjo datë shënon gjithashtu përvjetorin e çlirimit nga Auschwitz-Birkenau, kampit të përqendrimit sadist më të madh të ushtrisë naziste.



DNHP u krijua për të kontribuar në edukimin e opinionit publik rreth Holokaustit, duke zyrtarizuar kështu edhe një ditë përkujtimi për viktimat e regjimit nazist. Këtu përfshihen 6 milion hebrenj dhe miliona njerëz të tjerë, përfshirë polakë, sllavë, romë dhe sinti, homoseksualë, dhe ndër të tjerë, edhe njerëz me aftësi ndryshe.



Një grup tjetër që u përndoq ishin Dëshmitarët e Jehovait. 


Profesori Detlef Garbe, ish-drejtor i Memorialit të Kampit të Përqendrimit Neuengamme shpjegoi, «Dëshmitarët e Jehovait, të cilët iu nënshtruan përndjekjes brutale në Rajhun e Tretë, janë mes të ashtuquajturve viktimave të harruara të regjimit nazist. Për dekada me radhë, ata ishin shpërfillur . . . pa marrë parasysh faktin që një numër mjaft i konsiderueshëm i Dëshmitarëve të Jehovait vuajtën përndjekje e më pas vdekje.»



Dëshmitarët u shtypën pasi refuzuan të merrnin armët dhe nuk përvetësuan ideologjinë naziste të urrejtjes. 



Disa statistika lidhur me persekutimin e Dëshmitarëve të Jehovait nën regjimin nazist:



·        Nga rreth 35,000 Dëshmitarë që jetonin në Evropën e pushtuar, rreth 13,400 ishin viktima të përndjekjes naziste.



·        Rreth 11,300 u arrestuan.



·        Rreth 4,200 u dërguan në kampe përqendrimi.



·        Më shume se 1,250 viktima të përndjekjes naziste ndaj Dëshmitarëve të Jehovait, ishin minorenë.



·        Rreth 600 fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait u rrëmbyen nga qeveria naziste.



·        Të paktën 548 Dëshmitarë ― disa prej tyre minorenë ― vdiqën si pasojë e ekzekutimit ose vrasjes me dashje.



·        Gjithsej, rreth 1,600 Dëshmitarë humbën jetën si pasojë e përndjekjes naziste.



·        Është llogaritur se 6,000 Dëshmitarë u burgosën ose u internuan në kampe përqendrimi gjatë Holokaustit



Për të mësuar më shumë rreth Dëshmitarëve të Jehovait, ju lutemi vizitoni jw.org. E gjithë përmbajtja është falas dhe nuk kërkohet regjistrim.

Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri.

 
 
 

תגובות


bottom of page