Vizita e Escobar, Fuga: ‘Mesazhi i fshehtë’ që dha zyrtari amerikan
- Infrared Infrared
- Apr 14, 2023
- 2 min read

Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, si edhe komentoi premtimin e kryeminsitrit Rama për rritjen e pagave në sektorin publik, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” .
Sipas tij, në SHBA ka një pragmatizëm të madh politik dhe se takimi i Escobar me Ilir Metën është një mënyrë për të mos penalizuar kandidatët e koalicionit opozitar, pjesë e të cilit është edhe Sali Berisha, i shpallur non-grata nga DASH.
Sa i përket premtimit për rritjen e pagave para zgjedhjeve të 14 majit, Fuga deklaroi se vendimi është marrë për të ndikuar te vota e qytetarëve, ndërsa shtoi se rritja e pagave nuk do sjellë rritje të fuqisë blerëse nëse shoqërohet me ngritje të çmimeve dhe se do kriojë një hendek pabarazie në shqëri mes sektorit publik dhe atij privat.
Comments