top of page

Vjen akuza e rëndë nga Italia, arrestohet administratori i klubit të futbollit "Korabi" në Dibër


Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në qytetin e Peshkopisë. Fehmi Mziu (Mëziu) është administrator i klubit të futbollit "Korabi" në Dibër.


Në pranga, në kuadër të operacionit “Rezultati”, ra Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues po në Dibër


“Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, informoi sot policia e Dibrës.


Operacioni për arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 51-vjeçarit u u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën.














bottom of page