Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar këtë të premte në qytetin e Vlorës, ku në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, Damiano Sejko.
Policia ka mundur të sekuestrojë në banesën e të riut, 500 gr eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, gati për t’u shpërthyer në distancë.
Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme 23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, policia nuk jep detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar.
Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin Damiano Sejko dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.