MAQEDONI E VERIUT- Velibor Manev, njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorgjevska në Maqedoni të Veriut, ka pranuar fajin.
Bëhet fjalë për një person i cili ka qenë shok me Ljupça Paleski-Palca, i cili ka dhënë informacione për planifikimin, rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të miturës. Palevski, i njohur si Palco, ndodhet jashtë Maqedonisë së Veriut. Një pjesë e informacioneve thonë se ai është nisur për në Turqi pak ditë më parë. Palevski, kryetar i lëvizjes "Treta", është një figurë e ekspozuar publikisht në vend, veçanërisht në kryeqytet
Prokuroria konfirmoi se i dyshuari tjetër është edhe Aleksandar, babai i të rrëmbyerës dhe të vrarë Vanja Gjorgjevska. Kujtojmë se babai është personi i dytë që ka denoncuar si të zhdukur Vanjan. Për skenarin e tmerrshëm, ai kishte rënë dakord me Ljupc Palevski-Palc, i cili është në arrati.
Kujtojmë se Vanja u zhduk më 27 nëntor në Shkup teksa shkonte në shkollë, ndërsa prindërit e saj, Zorica dhe Aleksandar dyshonin se ajo ishte rrëmbyer. Ajo u pa për herë të fundit në bulevardin Partizanski Ode përballë “Broz Cafe”, ku humbi dhe sinjali i fundit nga telefoni i saj ishte përballë Sallës Universale.