top of page

Vrasja e Nikulajt, gjykata angleze refuzon arrestimin e Harry Simpson

Gjykata Angleze refuzon të arrestojë, shtetasin anglez Harry Simpson.

Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim.

Këtë të premte, katërshja e arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.

Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt e Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Por nga ana tjetër, organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Nga ana e gjykatës londineze, nuk ka ende informacion mbi vendimmarrjen e saj për këtë çështje.

Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin “Koral”, mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt.

Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi, pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.

bottom of page