top of page

Vrasja e shqiptarit në Greqi, kush është gruaja misterioze që u zhduk pas plumbave?

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen aksidentale të 39-vjeçarit Pëllumb Islami. Bëhet me dije se në momentin kur ka ndodhur përplasja 39-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë ka qenë ulur në lokal, por ishte i shoqëruar edhe nga një grua.

Ndonëse nuk është parë pas ngjarjes, dhe kjo ka bërë autoritetet që të dyshojnë, pasi fillimisht u raportua se shqiptari ishte në lokal duke parë ndeshjen dhe më pas një grup prej 7 shqiptarësh kanë hyrë brenda duke debatuar me tone të forta, dhe më pas janë zhvendosur jashtë ku sherri ka agravuar me përdorimin e armëve. Për pasojë plumbi qëlloi 40-vjeçarin shqiptar që ndodhej brenda në lokal i cili nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marrë dhe humbi jetën.

Efektivët vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa kanë nisur procesin e krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe të materialeve që janë marrë nga tavolina dyshohet se mund të ishin ulur autorët e sherrit dhe pikat e tjera u mund të kenë pasur kontakt.

Oficerët e departamentit të vrasjeve kanë thënë se dy makina të marra me qira nga një kompani në qendër të Athinës, po përdoreshin nga një shqiptar, bashkëpronar i një klubi në rrugën Liosion i cili njihet edhe një të kaluar kriminale.


bottom of page