top of page

Vrau 34-vjeçarin shqiptar në Mykonos, flet autori: Isha i dehur, s’doja ta vrisja


Athanasios Nazos 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova në orët e para të së hënës me në ishullin e Mykonos nodhet në burg.


Greku vrau shqiptarin pas një debati që parën në një lokal, ku dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur autori i ngjarjes.

Ai është shprehur se kishte qenë i dehur kur ka nodhur ngjarja dhe se në një moment është konfuzuar dhe ka shkrepur armën i ndikuar nga alkooli dhe se nuk donte ta vriste shqiptarin.


“Shqiptari e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Nën efektin e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme, tha një mik i autorit.

“Protothema” shkruan se shqiptari babain e ka polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli. Viktima vetë jetonte në Mykonos, ku kishte arritur që të blente një shtëpi luksoze, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com.

bottom of page