top of page

Vrau aksidentalisht kolegun në Tiranë, arrestohet 61-vjeçari


Policia ka arrestuar 61-vjeçarin, që vrau aksidentalisht kolegun e tij gjatë punës në një qendër tregtare në Tiranë.

Sipas informacioneve, punonjësi Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.


Ai fillimisht është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se 32-vjeçari ka rënë në tokë dhe kolegu e ka shtypur me mjetin, pasi nuk e ka parë.

Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.












bottom of page