top of page

Vrau Stiven Toshkesin pas sherrit për një vajzë/ 'Arrest në burg për autorin, Hoxha: Do flas në…


TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, 18-vjeçarin e dyshuar si autor të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkesi. Në seancën gjyqësore, Hoxhaj ka pranuar krimin dhe është mbrojtur përmes avokatit Ardian Kalia.


Mirëpo, ai nuk ka dashur të flasë, duke thënë: Do flas në një moment të dytë.


Hoxha u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut. Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.


Pas arrestimit, 18-vjeçari është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre. Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”.

Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur, por natën e krimit e kishte parë rastësisht.

“Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.


Axel Hoxha ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm.


20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.



bottom of page