ITALI- Vrasje në mes të ditës në provincën e Pavias. Shqiptarja Anila Ruci është gjetur e pajetë pasditen e djeshme (më 19 prill) në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole. Sipas informacioneve të para, 38-vjeçarja shqiptare është vrarë me thikë.
Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu. Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta.Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj.Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur.
Autoritetet do ta marrin në pyetje Bilyhun për të përcaktuar versionin e tij të ngjarjeve. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën dhe tani po hetojnë në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.