
Dosja e SPAK, provon se familja non- grata “Berisha”, është strukturuar dhe ka vepruar tipikisht si familjet mafioze; ku përfshihet dhe fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, nëpërmjet të cilit, Liri Berisha grumbulloi miliona Euro nga bizneset, por u dha fëmijëve të saj për të blerë makina, apartamente, vila e për të ndërtuar kulla...Pasi SPAK publikoi dosjen me 500 faqe, për korrupsionin e Sali Berishës dhe familjes së tij non-grata, “goca e familjes”, siç e quante daja Xhimi, Argita Berisha ka dalë disa herë në media, për të pastruar pastrimin e parave.
Ajo përdori termin e një tradite bamirësie fetare të quajtur “Zekat”, duke thënë se ka dhuruar miliona lekë për Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, ku pronare është mamaja e saj Liri Berisha.Por 8 herë “zekat” për fondacionin e Liri Berishës, ka dhënë dhe Rezart Taçi nga fondet e “ARMO”-s, të cilën ish-kryeministri Sali Berisha ia shiti më 22 gusht 2008, me vlerë sa të ardhurat e 1 viti në Rafinerinë e Naftës së Ballshit.Shitja u bë e maskuar, pas emrit të kompanisë “Anika Enterprises SA”, të deklaruar nga Texasi-SHBA, kur në fakt ishte kompani e Anika Taçit, motrës së Rezart Taçit, krijuar në Tiranë më 20 qershor 2008, vetëm 2 muaj para se Sali Berisha t’i shiste kompaninë “ARMO”.
Por në tetor 2008, vetëm 3 muaj pasi ARMO u ble nga kontrabandisti e trafikanti Rezart Taçi, siç e quante Sali Berisha deri në vitin 2005; Liri Berisha doli në skenë si Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, me anëtarë bordi, zyrtarët e qeverisë “Berisha” dhe burrin e mbesës së ish- diktatorit Enver Hoxha.Sipas disa deklarimeve publike me zë e figurë para mediave nga Liri Berisha e Rezart Taçi, dalë nëpër mbrëmje bamirësie e duke nënshkruar marrëveshje dhurimi fondesh; rezulton se në periudhën shkurt 2009-maj 2013, Rezart Taçi i ka dhënë Liri Berishës 6 milionë Euro “Zekat”.Madje në disa mbrëmje bamirësie të fondacionit, Rezart Taçi e biznesmenë të tjerë të ftuar e detyruar me listë gjatë pushtetit të Sali Berishës, dhuronin mijëra euro e blinin piktura, të cilat arkëtoheshin te fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”.
Liri Berisha, presidentja pronare e fondacionit, ka deklaruar se këto miliona janë përdorur për trajtime mjekësore, të fëmijëve me aftësi ndryshe e mbështetje financiare shkollimi, argëtimi e ushqimi për ta dhe familjet e tyre.
Por sipas dosjes hetimore të SPAK për transaksionet e familjes “Berisha”, rezulton se fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, ka trajtuar vetëm 2 fëmijë me kurime mjekësore e mbështetje arsimore-ekonomike, nga 1346 raste që ka deklaruar Liri Berisha.Që do të thotë, se “bamirësi” Rezart Taçi, 6 milionë Euro të ARMO-s, por dhe shumë biznesmenë të tjerë që kanë marrë miliarda Euro pasuri e fonde shtetërore nga pushteti i Sali behrësë; donacionet ia kanë dhënë Liri Berishës për fëmijët shqiptarë, ndërsa ajo u dha fëmijëve të saj për të blerë makina, apartamente, vila e për të ndërtuar pallate.
Pasi SPAK nisi hetimin pasuror të familjes “Berisha”, Liri Berisha ka fshirë nga faqja zyrtare e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, bilancet e viteve 2008-2013, duke lënë publike vetën bilancet e viteve 2014-2015 të cilat i ka nxjerrë më humbje nga 220 mijë Euro e me borxhe nga 680 mijë Euro, ndërsa bilancin e vitit 2016 e ka nxjerrë pa të ardhura, pa humbje, pa fitim e pa borxhe.Dosja e SPAK, provon se familja non- grata “Berisha”, është strukturuar dhe ka vepruar tipikisht si familjet mafioze; ku përfshihet dhe fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, nëpërmjet të cilit, Liri Berisha grumbulloi miliona Euro nga bizneset për fëmijët shqiptarë, por u dha fëmijëve të saj për të blerë makina, apartamente, vila e ndërtuar kulla