top of page

Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit, afera që çoi pas hekurave edhe Kokën e Bllakon


Për skemën e mashtrimit me faturat e TVSH-së në inceneratorin e Fierit, prokuroria kërkon dënimin e administratorëve të 10 kompanive, por tashmë ato rezultojnë të zhdukura.

Në nisje të procesit për 18 të pandehur për këtë dosje, mes tyre ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, policia nuk arriti dot t’i njoftojë ato si persona juridik nën hetim për procesin gjyqësor.


Adresat e kompanive, të deklaruara në QKB nuk ishin të sakta, ose kur ishin gjetur, aty u deklaruan biznese të tjera.


Për abuzimet në inceneratorin e Fierit është arrestuar përgjegjësi i kontrollit te punimeve, Arben Dervishaj, i cili pasi i certifikonte investimet fiktive kishte përfitime nga Klodian Zoto, si pagesa për udhëtime private, pagesat e biletave të avionit, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali etj.


Nën akuzë janë edhe ish-ministri i Ramës, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS Alqi Bllako. Sipas prokurorëve të SPAK, Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020.


Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe ish-zyrtarë të tjerë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurimit për Inceneratorin e Fierit.

Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:


Arbër Denizi Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)


Juri Ymeraj Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)

Silvester Dreza (Në kërkim)

Enver Sheshi administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)

Robert Shabani përfaqësues ligjor i ‘Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)

Regan Merdani administrator i ‘Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)

Gentian Zifla, me administrator i ‘Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)

Personat me përgjegjësi administrative të përfshirë:


Luran Dusha administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim)

Arjola Kodra, administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim )

Arben Dervishaj, biznesmen, Zv. President i FSHF (I arrestuar)

Giuseppe Ciaffaglione administrator i Landfillit të Sharrës (Në kërkim)

bottom of page