Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në kodrat e fshatit ‘Kuman’ në Fier. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe Roskovecit për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.