Një mobilieri në lagjen ‘Kushtrimi’, në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.
Ende nuk dihet shkaku pse, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Pronari i magazinës thotë se nuk di arsyet pse ka rënë zjarri, pasi magazina ka qenë e mbyllur.
Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që zona është mbuluar nga tymi.