Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK ndaj Etleda Cciftjas.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për pafajësinë e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zyrtarja e vetingut u akuza nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe refuzim e fshehje pasurie, por u shpall e pafajshme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit.
SPAK nuk u pajtua me këtë vendim dhe depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, rekurs i cili nuk është pranuar në dhomë këshillimi nga gjyqtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Anëtarja e vetingut u gjykua për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Fshehje të pasurisë”, dhe SPAK kërkoi një dënim me 1.6 vite burg.