top of page

Humbi jetën tragjikisht në Greqi, ja mesazhi i fundit i 50-vjeçares shqiptare

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Oct 1, 2023
  • 1 min read

“Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

Është ky mesazhi i fundit që ka postuar në rrjetet sociale 50-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes teksa pastronte një grirëse mishi në një kasap në Messolongi.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës 18-vjeçare të viktimës, ndërsa kjo e fundit bashkë me djalin 10-vjeçar jetonin prej dy vitesh në Messolongi, ndërsa ishte e divorcuar nga bashkëshorti.

Viktima dhe vajza e saj punonin në pastrimin e dyqaneve të ndryshme duke siguruar kështu të ardhurat për të jetuar.

Lidhur me ngjarjen tragjike, policia arrestuar pronarin e dyqanit ku mbeti e vdekur 50-vjeçarja.


Sipas policisë, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vdekjen e nga pakujdesia.


Sipas policisë, 50-vjeçarja në një moment ka shkuar për të pastruar një grirëse mishi dhe në rrethana që po hetohen, fillimisht i ka mbetur koka. Më pas, kur 50-vjeçarja tentoi të çlirohej, edhe dora e saj u kap në makinën e mishit.

Menjëherë më pas është njoftuar Zjarrfikësja, për nxjerrjen e gruas, ndërsa është dërguar në spital, ku ka mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.








Comments


bottom of page