top of page

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 4, 2023
  • 1 min read

Është arrestuar nga Policia e Pogradecit, një 60-vjeçar i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Eduart Elmasllari, i cili është i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”.


Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të



Comments


bottom of page