top of page

KINEMAJA E MADHE FRANCEZE

  • Writer: Editor 2
    Editor 2
  • Jan 10, 2023
  • 2 min read

Nga Saimir. Z. Kadiu

_____

BERNARD BLIER

(11 JANAR 1916 – 29 mars 1989)

Para disa vitesh duke biseduar me mikun tim Prof. Tritan Kalo per kinemane franceze, mjeku i mirënjohur më tregoi për ditën e fundit të jetës së aktorit të madh francez Bernard Blier.

“Asokohe isha në Francë për specializim dhe punoja në klinikën Val d'Or në Saint-Cloud (Paris). Një natë, kur isha mjek roje, erdhi me urgjencë dhe u shtrua një pacient që m'u duk “fytyrë e njohur”. Ishte Bernard Blier. Atë natë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndeë, ai ndërroi jetë…”

Kjo ka ndodhur më 29 mars 1989.

Disa javë më parë gjatë ceremonisë të edicionit të 14-të të Çmimit Cesar, më 4 Mars 1989, Bernard Blier iu dha një Çmim Cesar Nderi. Ai u shfaq në skenen e Théâtre de l'Empire, shumë i dobët dhe i lodhur. E merr statujën e tij nga duart e Michel Serrault i cili mezi përmban emocionin dhe lotët e tij, shkëmben me të disa fjalë humoristike, dhe pastaj largohet… Ishte takimi i fundit me koleget dhe publikun…

Bernard Blier gjatë karrierës së tij interpretoi më se 150 filma, prej të cilëve disa janë shumë të njohur edhe për publikun shqiptar të kinemasë si: “Të mjeret”, versioni i vitit 1958 i regjizorit Jean-Paul Le Chanois, ku ai luan, krahas Jean Gabin, rolin e “urryer” të inspektorit të policisë Javert, “Gjykatesi Shtatë” në rolin e farmacistit Grégoire Duval, “Maria October” në rolin e avokatit Julien Simoneau, “Familjet e Mëdha” në rolin e Simon Lachaume, “Zherminal” në rolin e Hennebeau, pronarit të minierës etj.

Jack Lang, Ministri i Kulturës së Francës, në ceremoninë e varrimit të aktorit të madh e vlerësoi Bernard Blier si “një nga artistet më të medhenj dhe me popullorë të Francës”.

_____

Comments


bottom of page