top of page

Hapet Tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë për sezonin veror deri në 15 shtator

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Tuneli i Llogarasë është rihapur sërish pas një periudhe 7 mujore, ku qëndroi i mbyllur. Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për hapjen e tunelit, për të kaluar në krahun tjetër pa probleme.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se tunel do të jetë i hapur dhe pa pagesë për gjatë gjithë sezonit veror turistik deri më datën 15 shtator.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, Tuneli i Llogarasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë.

Comments


bottom of page