top of page

Kapet me sasi të madhe droge shqiptari në Greqi

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 9, 2023
  • 1 min read

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 37 vjeç në zonën e Nikeas, Athinë dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge.


Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 638 gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular.


Shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës.

Yorumlar


bottom of page