KE vlerëson KLSH-në për rolin në luftën kundër korrupsionit dhe godet ashpër institucionet, ja si instancat
- Editor 1
- 4 days ago
- 1 min read

Komisioni Europian (KE) ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Në raportin më të fundit të KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Shqipërinë, KLSH përmendet si një nga institucionet me performancë konkrete dhe bashkëpunim efektiv me organet e drejtësisë. Vetëm gjatë vitit 2024, KLSH ka referuar 13 raste me elementë penalë në prokurori dhe ka kërkuar hetime për 35 të tjera.
Ndryshe nga ky shembull pozitiv, Komisioni kritikon ashpër institucionet e tjera që refuzojnë të bashkëpunojnë, duke sabotuar në heshtje përpjekjet për transparencë dhe ndëshkueshmëri. Raporti thekson se koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët dhe numri i referimeve nga administrata publike ka rënë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, KE nënvizon se KLSH ka krijuar një praktikë solide në adresimin e shkeljeve, duke i kaluar çështjet me prioritet të lartë organeve hetimore. Por ndërsa KLSH tregon gatishmëri dhe integritet, institucionet e tjera nuk kryejnë vlerësime të rrezikut dhe shpesh neglizhojnë zbatimin e masave parandaluese. në këtë kontekst Brukseli bën thirrje për bashkëpunim të detyruar institucional dhe rikthimin e përgjegjshmërisë në sistemin publik. Pra ky është një mesazh i qartë, ku BE kërkon që puna e KLSH-së të mos izolohet apo pengohet, por të mbështetet si një shtyllë kyçe në betejën kundër korrupsionit.
Comments