top of page

Tjetërsimi i pronave në Livadhë, SPAK jep pretencën për Jorgo Goron; sa vite burg rrezikon ish-Kryebashkiaku

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • 1 day ago
  • 2 min read
Ky ishte procedimi i dytë penal ndaj Jorgo Goros. Pretenca e SPAK u paraqit nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa në seancën e rradhës pritet që mbrojtja të paraqesë argumentet e saj...

SPAK ka dhënë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili është hetuar dhe gjykuar lidhur me tjetërsime pronash në Livadhë.

SPAK ka kërkuar dënimin e Goros me 2 vite burg, por ish-Kryebashkiaku do të vuajë vetëm 1 vit e 4 muaj, nëse vendos GJKKO, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Ndaj Goros, SPAK ngriti akuzat për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.

Ndërkohë për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg, nëse vendos GJKKO.

Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.

Ky ishte procedimi i dytë penal ndaj Jorgo Goros. Pretenca e SPAK u paraqit nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa në seancën e rradhës pritet që mbrojtja të paraqesë argumentet e saj.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Jerasimo Bashi është ndarë më vete sepse ende nuk është ekzekuzuar ende masa e sigurisë.

Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Në një hetim dhe gjykim për një tjetër ccështje, Goro është dënuar në 13 mars nga GJKKO me 3 vjet e 1 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vjet e 20 ditë heqje lirie.

Goro akuzohej se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve.

Goro u akuzua dhe për fshehje e mosdeklarim të një apartamenti. Megjithëse prokuroria pretendoi se ishte pasuri e fshehur e Goros, gjykata i hoqi masën e sukestros dhe ia ktheu personit në emër të të cilit është e regjistruar.

Sipas hetimit të prokurorisë, Goro ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi të privatëve.

Comments


bottom of page